Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Biskota për pashkët ( Receta gatimi nga Ana )
Biskota për pashkët. Receta gatimi është dërguar nga Ana 2 maj 2013. Foto © Ana.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira për festa klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biskota për pashkët duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kg miell
5 vezë
250 gr gjap (pa kripë)
5 lugë (kafeje) pluhur pjekës
1 luge(kafeje) amonja
2 gota (uji) sheqer
pak vanilje
2 lugë (supe) qumësht
Përgatitja
1
Ndajmë vezët, të bardhat veç, rrahim të bardhat e vezëve në mikser, rrahim gjalpin, të verdhat e vezëve dhe sheqerin, hedhim të bardhat e vezëve ngadalë dhe me kujdes hedhim pluhurin pjekës.
2
Ngrohim pak qumëshin dhe e përziejm me amonja dhe e hedhim në masën që pak më parë përgatitëm.
3
Hedhim miellin duke e punuar me ngadalë (sa miell të mari derisa të mos ngjitet nëpër duar) në fund hedhim edhe vaniljen.
4
Ngrohim furrën në 180*C.
5
Në filxhan hedhim pak ujë dhe të verdhën e vezës e përziejm dhe me një furçë (kuzhine) lyejm biskotat.
6
I pjekim për 20 minuta. I uroj suksese zonjës apo zotëris që do t’i pëgatisi