Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
hallve

Hallvë ( Receta gatimi nga Ana )

Hallvë, një gatim tradicional. Receta gatimit është dërguar nga Ana 27 prill 2013. Foto © Ana.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për hallvë klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim hallvë duke ndjekur udhëzimet në vijim

1505 shikime

hallve

Përbërësit

200 gr simikdhali (miell hermik)

120 gr vaj ulliri ose lule dielli

150 gr bajame të qëruara

Për shërbetin:

400gr ujë

200gr sheqer

Përgatitja

1

Udhëzim:
Në qoftë se dëshironi një hallvë me ngjyrë të hapur pjekim miellin në zjarr të avashët. Për një shije akoma më të mirë pjekim bajamet në furrë për 10 minuta në 160 gradë c dhe i lemë të ftohen. Në vend të bajameve përdorim fara pishe nqs dëshirojmë hedhim rrush të thatë, në vend të ujit përdorim qumësht.

2

Hedhim vajin, miellin dhe bajamet në një tenxhere dhe i kaurdisim në zjarr të avashët për 30-40 minuta.

3

Në një tenxhere tjetër ziejm shërbetin sa të tretet sheqeri dhe e hedhim në tenxheren me miell, rrisim temperaturën e zjarrit dhe e kaurdisim më shpejt derisa ta pi shërbetin dhe të na bëhet një masë e trashë, e ndajmë në forma sipas dëshirës dhe e spërkatim me kanellë.

4

E servirim sipas dëshirës të vakët ose të ftohtë

Ana ka dërguar në KuzhinaIme.al 10 receta gatimi me fotot origjinale të gatime të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Ana.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: