Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Kek me limon

Kek me limon ( Receta gatimi nga Ana )

Kek me limon, një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shijshme. Receta gatimit është dërguar nga Ana 20 prill 2013. Foto © Ana.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kek me limon duke ndjekur udhëzimet në vijim

2432 shikime

Kek me limon

Përbërësit

2 limona

175 gr gjalp i shkrirë

350 gr sheqer pluhur

3 vezë

90 gr bajame të qëruara

200gr miell

2 lugë çaji pluhur pjekës (baking powder, peciv)

Përgatitja

1

Lajmë limonat dhe i ziejmë për 20 minuta, i lemë të ftohen, i presim në copa të vogla dhe i vendosim në blender,

2

hedhim sheqerin pluhur, gjalpin, vezët, bajamet, pasi kjo mase është grirë në blender e vendosim në një tas hedhim miellin dhe pluhurin pjekës dhe në këtë mënyrë del një brumë i butë (mielli sitet më parë që të mos ketë kokriza),

3

lyejmë një tepsi 24 cm me gjalp dhe pak miell dhe e pjekim në furrë që e kemi ngrohur më parë, 160 gradë për një orë, e lemë kekun edhe 10 minuta pastaj e heqim nga tepsia.

4

Kekun e shoqërojmë me çaj të zier me kanellë dhe karafila.

Ana ka dërguar në KuzhinaIme.al 10 receta gatimi me fotot origjinale të gatime të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Ana.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: