Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Bukë e ëmbël gërshet ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Bukë e ëmbël gërshet. Receta e gatimit për bukë të embël është dërguar nga Ervina Saliu 24 shkurt 2014. Foto © Ervina Saliu.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për bukë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim bukë të ëmbël duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell,
3 lugë gjalp të shkrirë,
3 lugë sheqer,
1 lugë maja,
pak kripë
qumësht për zënien e brumit rreth 1 gotë
Përgatitja
1
Ngrohim qumështin të jetë i vakët, hedhim sheqerin në të dhe majanë dhe i perziejme te shkrihen mire.
2
Në një tas tjeter hedhim miellin, kripën dhe gjalpin e shkrirë, më pas shtojmë qumështin dhe punojmë brumin për disa minuta ( nëse brumi ngjit nëpër duar i shtojmë miell akoma dhe nëse është shumë i fortë i shtojmë qumësht)
3
E mbulojmë më pas dhe e lemë të dyfishohet, më pas pas e marim e hapim në një petë si në fotot dhe kur të kemi mbaruar gërshetat e mbulojmë dhe e lemë për 40-50 minuta akoma në vend të ngrohtë, më pas e lyejm me pak qumësht dhe e pjekim në 190 gradë për 15-20 minuta. Ju bëftë mirë