Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me vanilje ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Tortë me vanilje. Receta e gatimit për tortë me vanilje është dërguar nga Bukurie Nexhipi 21 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me vanilje duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
80 gr gjalp
280 gr sheqer
180 gr mjell
1 lugë kafeje me sodë
5 vezë
500 gr salcë kosi (QUARK)
1 gotë vaj ose gjalp i shkrirë 1 pako
vanilje puding
1/2 qumësht
Përgatitja
1
Përgatitja e brumit: 80 gr sheqer, 80 gr gjalp, 180 gr mjell, 1 veze + 1 e verdhë veze i përziejm sëbashku ku krijojmë brumin. Masën e hedhim në formë rrumbullake për ëmbëlsira me letër furri. E hapim në të gjithë tavën dhe në anësoret e saj me trashësi 1 cm
2
Përgatitja e kremit: 2 vezë + 1 të verdhë veze dhe 150 gr sheqer i rrahim me një rrahë ëmbëlsirash. Bashkojmë vaj ( gjalp të shkrirë ) salcën e kosit ( Quark ) pudingun dhe i rrahim përsëri dhe në fund vjen qumështi. Masen e kremit e hedhim mbi brumin dhe e pjekim në ( 160-170 gradë C ) për 60 minuta
3
2 të bardhat e vezës që na kanë mbetur i rrahim me 50 gr sheqer ku krijohet një masë shkume .Masën e hedhim mbi tortën e nxehtë pasi ka përfunduar pjekjen dhe e vendosim përsëri 10 minuta në ( 160-170 gradë ). Ju bëftë mirë