Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
krem qumeshti

Krem qumështi ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Krem qumështi. Receta e gatimit për krem qumështi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 26 nëntor 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim krem qumështi duke ndjekur udhëzimet në vijim

1932 shikime

krem qumeshti

Përbërësit

500 ml qumësht ( Latte )

500 ml qumësht Pana

200 gr sheqer

1 shkop vanilje bourbon

4 vezë

6 të verdha veze

4 lugë gjelle sheqer me ngjyrë kafeje për të karamelizuar ( mund të përdorim edhe sheqer të bardhë )

Përgatitja

1

Në një enë hedhim qumësht latte, qumësht pana, sheqerein e vaniljen ( vaniljen e presim me thikë përsëgjati dhe me një lugë e gryejm që të dali masa që ka brenda ) dhe e hedhim në enë bashkë me shkopin e vaniljes, këta përbërës i vendosim në zjarr të ulët.

2

Ndërkohë në një enë prej qelqi hedhim 4 vezët e plota dhe 6 të verdhat. I përziejm ( me rrahse ëmbëlsirash ) jo të krijojnë shkumë. Sapo qumështi ka marë valë e largojmë nga zjarri ( heqim vaniljen ) dhe masën e hedhim te ena e vëzve.

3

Për këtë krem na duhet tavë qelqi, ose balte ( unë perdora forma të vogla ). E hedhim masën që përgatitëm në tave ose forma të vogla dhe i vendosim në një tavë tjetër me ujë ( ku masa e ujit të arrijë gjer në gjysmën e tavës që kemi hedhur kremin.

4

E pjekim në furrë për 45 minuta në 150 gradë C . Pasi pjekja përfundon i hedhim sheqerin, e lemë edhe 2 minuta sa të karamelizohen. E lemë të ftohet për rreth dy orë në ambient

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: