Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kek me bostan dhe kajsi ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kek me bostan dhe kajsi. Receta gatimit për kek me bostan dhe kajsi është dërguar nga Ervina Saliu 18 qershor 2015. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Eshtë fantastik ja vlen të bëhet / Ervina Saliu
Mësoni si të përgatisim kek me bostan dhe kajsi duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
200 gr sheqer ( unë përdor të zi si më i shëndetshëm që është )
100 ml vaj ulliri
3 vezë
500 gr bostan
400 gr miell që fryhet vetë
disa kajsi
Përgatitja
1
Në një tas hedhim 200 gr sheqer ( unë përdor të zi si më i shëndetshëm që është ) me 100 ml vaj ulliri, i rrahim për 5 minuta. Më pas shtojmë 3 vezë dhe vazhdojmë rrahjen për 2 minuta akoma. Grijmë 500 gr bostan, e bëjmë pure, e hedhim te masa që përgatitëm,
2
më pas shtojmë 400 gr miell që fryhet vetë, e punojmë pak akoma dhe më pas e hedhim në formën ku para e kemi lyer me yndyrë, e kemi spërkatur me miell dhe poshtë vendosim kajsi që i kemi ndarë në mes, i qërojmë lëkurën dhe mbulojmë komplet formën poshtë. Hedhim masën, e pjekim në 170 gradë rreth 40 minuta. Ju bëftë mirë