Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Patëllxhanë të mbushur (Imam bajëlldi) ( Receta gatimi nga Ana )
Patëllxhanë të mbushur (Imam bajëlldi), një recetë tradicionale. Receta gatimit është dërguar nga Ana 17 prill 2013. Fotot © Ana.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me patëllxhanë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim patëllxhanë të mbushur “imam bajëlldi” duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
6 Patllixhana
500-600 gr mish viçi i grirë
5 qepë të mëdha
1 kokër hudhër
2 domate të grira në blender
1 lugë salcë speci
piper të zi të bluar
kripë majdanoz, rigon sipas dëshirës
1 gotë uji vaj ulliri
Përgatitja
1
Pasi patllixhanat i kemi lënë 2 orë në ujë me kripë, i shplajmë dhe i heqim tulin e brendshëm, në një tenxhere me ujë dhe kripë e lemë të mari valë dhe hedhim patllixhanat të valojnë për 5 -6 minuta, kush dëshiron mund ti skuqi nga të dyja anët në tigan me vaj por për arësye që të largohemi nga të skuqurat për vetë mbrojtje mos marim kile të tepërta unë i ziej,
2
heqim patllixhanat nga uji ose vaji dhe i lemë të kullojnë në një kullestër, kush dëshiron ti skuqi i vendos në letër kuzhine me qëllim që të kulloj vaji.
3
Në një tigan me vaj hedhim qepën e grirë me dorë dhe pak sheqer skuqim qepën sipas dëshirës hedhim mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të pi lëngun e vet,
4
hedhim kripën domatet e grira në blender dhe salcën e specit sa të marin një valë, hedhim majdanozin dhe rigonin, këtë masë e lemë të ziej jo më shumë se 10 minuta pasi të jetë ftohur,
5
mbushim patllixhanat, në fund presim hudhrat dhe i vendosim në mes të mbushjes, hedhim gjysëm gote me ujë, kush dëshiron ti zjejë patllixhanat nuk nevoitet ti hedhim ujë,
6
i pjekim në furrë që më parë duhet ta kemi ngrohur në 220 gradë C për një orë e gjysëm, kjo varet nga fura qe kemi. Ju bëftë mirë