Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me spinaq ( Receta gatimi nga Ana )
Byrek me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Ana 31 gusht 2013. Fotot © Ana.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
peta të gatshme
500 gr spinaq
200 gr pras
200 gr djath ose Filadelfia (është një lloj krem djathi shumë i shijshëm dhe i pasur me vitamina)
3 vezë
200 ml qumësht
50 gr koper
1/2 gote vaj ulliri
kripë (Në qoftë se djathi është i kripur kujdes kripën sa më pak, njihet si një armik për shëndetin)
Përgatitja
1
Lajmë spinaqin, prasin, koprën, e grijmë, e vendosim në një kullesë derisa të mos ketë ujë.
2
Në një tas hedhim vezët qumështin, djathin ose Filadelfian, vaj, e përziejmë dy tre herë dhe e bashkojmë me spinaqin, prasin dhe koprën.
3
Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë 5 petë, hedhim gjysmën e mbushjes dhe shtrojmë 5 petë të tjera, hedhim mbushjen që na ka ngelur dhe petët e tjera deri sa të mbarojnë petët, e lyejmë byrekun nga sipër me vaj.
4
Për një shije sa më të mirë mund të lyejmë byrekun me një kokër vezë dhe pak vaj e qumësht nga sipër.
5
Ngrohim furrën në 200 c dhe e pjekim për rreth një orë, varet sipas furrës qe kemi. Ju bëftë mirë