Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Musaka me perime ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Musaka me perime. Receta e gatimit për musaka me perime është dërguar nga Brikena Metaj 7 nëntor 2014. Fotot © Brikena Metaj.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për musaka klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim musaka me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
7 Patëllxhanë
5 Speca
2 Domate të mëdha
500 g Mish I grirë
500 ml Qumësht
3 lugë miell
1 lugë gjalpë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja
1
Presim për së gjati patëllxhanet dhe i skuqim lehtë në tigan me pak yndyrë ose I pjekim në tavë sa të zbuten.
2
Specat jeshilë e të kuq i presim në fije dhe i kaurdisim lehtë sa të zbuten pak. Përgatitim kimanë me mish të grirë, qepë, domate, kripë e piper. Në fund hedhim majdanoz të grirë.
3
Vendosim shtresën e parë në tepsi me patëllxhane, mbulojmë me kima, hedhim shtresën tjetër më speca, pak kima, patëllxhane e kështu me rradhë deri në fund.
4
Mbulojmë sipër me beshamelin e përgatitur me gjalpë, miell dhe qumësht dhe pjekim në 180 gradë.