Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sallam prej çokollate ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Sallam prej çokollate. Receta e gatimit për sallam çokollate është dërguar nga Brikena Metaj 26 janar 2014. Fotot © Brikena Metaj
Një recetë e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e shijshme.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sallam prej çokollate duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 vezë,
200 gr çokollatë e zezë
300 gr biskota
100 gr sheqer
150 gr gjalpë
Përgatitja
1
Shkrijmë çokollatën në banjëmari. Shtypim dhe thërrmojmë biskotat, përziejmë sheqerin me gjalpë, vezë, shtojmë çokollatën e shkrirë dhe biskotat e thërrmuara.
2
Hapim mbi letër alumini, një letër kuzhine për pjekje dhe e mbështjellim role në formë sallami. Vendoset në frigorifer sa ë forcohet. Pritet në feta dhe është gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!