Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave me mish te grire dhe veze

Tavë me mish të grirë dhe vezë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Tavë me mish të grirë dhe vezë. Receta e gatimit për tavë me mish të girë dhe vezë është dërguar nga Brikena Metaj 25 janar 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish të grirë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tavë me mish të grirë dhe vezë duke ndjekur udhëzimet në vijim

3422 shikime

tave me mish te grire dhe veze

Përbërësit

500 g mish I girë

2-3 qepë

2-3 speca me tul

50 gr gjalpë

300 ml verë e bardhë

1 gotë qumësht,

Domate ose salcë domateje

Vezë

Peksimadhe,

Kaçkavall

Majdanoz, kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja

1

Skuqim në gjalpë qepët dhe specat e grirë. Shtojmë mishin e girë, kripë, piper. Kur të jetë skuqur mirë shuajmë me verë. Pasi vera avullon shtojmë domatet e qëruara nga cipa dhe të prera në kubikë, kopër, majdanoz dhe më pas ujë. E lemë sa të ziejë mishi.

2

Pasi e kemi hequr nga zjarri dhe është ftohur pak shtojmë qumështin. E hedhim në tavë pjekjeje.

3

Me ndihmën e lugës hapim vendet për të hedhur vezët. Spërkatim sipërfaqen me kripë, piper, arrë moskat, peksimadhe dhe kaçkavall të grirë.
Piqet në furrë të ndezur më parë në 200 gradë për 15 min. Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: