Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krem karamel ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Krem karamel. Receta gatimit për krem karamel është dërguar nga Brikena Metaj 28 mars 2014. Foto © Brikena Metaj.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për krem karamel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krem karamel duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për 4 gota qumësht:
miell 2 lugë gjelle
sheqer 4 lugë gjelle
vezë 2 kokërr
Përgatitja
1
Ziejmë qumështin pasi kemi hequr menjanë një gotë.
2
Ndërkohë rrahim vezët me sheqer, shtojmë miellin, pak qumësht dhe përziejmë.
3
E shtojmë përzierjen në qumështin në zjarr.
4
Trazojmë sa të marrë valë dhe të mpikset.
5
E heqim nga zjarri dhe hedhim në të vanilje ose aroma të tjera si lëkurë portokalli, limoni etj.
6
Përgatitim karamelin: Shkrijmë pak sheqer pa e lënë të nxehet shumë dhe e hedhim në fundin e formave.
7
Mbi të shtojmë kremin e përgatitur.
8
Pasi ftohen mirë përmbysen dhe janë gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!