Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Musaka me melci qengji

Musaka me mëlçi qengji ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )

Musaka me mëlçi qengji, një recetë gatimi tradicionale çame. Si gjithmonë recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli vijnë të shërbyera bukur.

Musaka me mëlçi qengji

1326 shikime
Musaka me melci qengji

Përbërësit

500 gr mëlçi qengji
2 kunguj të njomë të vegjël
2 kokra patate
2 kokra qepë të thata
4 kokra vezë
vaj ulliri
piper të zi
50 gr majdanoz

Përgatitja

1
Grijmë qepën dhe e skuqim, më pas hedhim mëlçinë të prerë në kubikë, të cilat i skuqim së bashku me qepën, shtojmë perimet të prera në kubike, i skuqim dhe u shtojmë ujë.
2
Pasi kanë zier, i shtojmë erzat dhe i hedhim në tavë. Në një enë rrahim vezët me pak vaj ulliri dhe ja hedhim sipër tavës.
3
Piqet në 180 gradë derisa të mpikset e gjithë masa dhe veza në sipërfaqe të ketë marë ngjyrë. Ju bëftë mirë

Receta gatimit është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 9 tetor 2015. Fotot © Luljeta Gjyzeli.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi tradicionale të çamërisë klikoni këtu.
  • Për të tjera receta gatimi për musaka klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Luljeta Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 16 receta gatimi në me fotot origjinale të gatimeve të saj, midis tyre disa receta gatimi tradicionale të çamërisë. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: