Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Lakror me spinaq dhe qumësht ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )
Lakror me spinaq dhe qumësht. Receta gatimit për lakror me spinaq dhe qumësht është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 23 shtator 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi tradicionale të çamërisë klikoni këtu.
- Për të tjera receta gatimi për lakror klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lakror me spinaq dhe qumësht duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kg spinaq
4 kokra vezë
100 gr koper
300 gr miell
1 litër qumësht
70 gr gjalp
kripë
Përgatitja
1
Gjysmen e qumështit e ziejmë dhe me gjysmën e qumështit njomim 150 gr miell. Mbasi ka zier qumështit hedhim miellin e përzier më lart me qumësht, shtojmë gjalpin dhe 1 lugë gjelle kripë.
2
E lemë të ziej për 5 minuta, sa të trashet, e heqim nga zjarri. Ziejmë spinaqin, e kullojmë e grijmë, grijmë dhe koprën, i trazojmë me masën e përgatitur më lart.
3
Rrahim 3 kokra vezë mënjanë fort dhe pasi janë rrahur i bëjmë të gjithë përbërësit bashkë dhe i trazojmë. Zemë brumin me miellin e mbetur, vaj dhe pak kripë. Nga brumi i përgatitur hapim tre petë të mëdha (të dalin jashtë tavës)
4
Hapim petët mbi tavë një e nga një duke i pikuar me vaj. Shtojmë masën e përgatitur brenda petëve, palosim nga brenda tavës petët si në foto. I hedhim vaj lart petëve që i mblodhem dhe te mesi që ka ngel bosh shtojmë 1 vezë të rrahur të mari ngjyrë. Piqet në 180°