Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
buke

Bukë shtëpie ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )

Bukë shtëpie. Receta gatimit për bukë shtëpie është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 4 tetor 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për bukë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim bukë shtëpie duke ndjekur udhëzimet në vijim

1802 shikime
buke

Përbërësit

1 kg miell
1 lugë gjelle me kripë
20 gr maja
brumë të thartuar (brum i ruajtur nga buka që kemi bërë më parë)
një lugë gjelle me sheqer
një gotë me qumësht

Përgatitja

1
Hedhim miellin në enë plastike, kripë, qumësht, sheqerin. Në një tas tretim majanë me ujë të vakët, i trazojmë të gjitha bashkë dhe e ngjeshim për 20 minuta sa të bëhet një brumë i fortë.
2
Brumin e lemë të pushojë te ena plastike e lyer me pak vaj dhe vet brumi sipër i lyer me pak vaj. E lemë të na vi, pasi ka ardhë e punojmë dhe e ndajmë në 6 pjesë të barabarta në formën e rrumbullakët dhe e spërkasim me ujë nga lart.
3
E mbulojmë me një qese dhe rrobë sipër dhe çdo 10 minuta sa të vi e spërkasim me ujë që buka të behet e butë kur të piqet. Mbasi ka ardhur e fusim në furrë te nxehur më parë në 250 gradë.
4
E lemë sa të na mari ngjyrë në 250 gradë dhe pastaj vazhdojmë pjekjen në 150 gradë. E nxjerim, e mbështjellim me nje rrobë të pastër dhe e mbështesim diku në këmbë që të kullojë. Shpresoj t’ju pëlqejë mënyra që praktikoj unë. Ju bëftë mirë

Luljeta Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 16 receta gatimi në me fotot origjinale të gatimeve të saj, midis tyre disa receta gatimi tradicionale të çamërisë. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: