Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Krem karamel ( Receta nga Luljeta Gjyzeli )
Krem karamel. Receta gatimit për krem karamel është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 7 tetor 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për krem karamel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krem karamel duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 litër qumësht
10 vezë
200 gr sheqer
1 pako me vanilje
100 gr sheqer
Për karamelin:
Pak lëkurë limoni
Përgatitja
1
Hedhim sheqerin në tigan dhe dy lugë ujë, e lemë sa të karamelizohet. E hedhim në kupa të vogla alumini ose në kupa alumini një përdorimshe.
2
Vendosim qumështin të vaket dhe brënda i shtojmë lëkurën e limonit. Rrahim vezët, shtojmë sheqerin, i përziejmë deri sa të shkrijë sheqeri, shtojmë vaniljen dhe qumështin e vakur më lart e shtojmë gradualisht, nëse në sipërfaqe na krijohet shkumë gjatë procesit të trazimit e heqim shkumën me lugë.
3
Hedhim në kupa masën e përgatitur, i vemë në një tavë të thellë me ujë të vaket brenda, ku uji nuk duhet të kalojë lartësinë e kupave po te gati 1 cm poshtë buzës së kupës.
4
Piqen në 180 gradë për 50 minuta. E lemë sa të skuqet sipërfaqja. Pasi të ftohet e kthejmë kupën përmbys dhe në këtë mënyrë karameli bie mbi krem karamelin. Ju bëftë mirë