Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kek me arra dhe karamel

Kek me arra dhe karamel ( caramel sauce ) ( Receta gatimi nga Yllka Papa )

Kek me arra dhe karamel ( caramel sauce ). Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 15 shkurt 2015. Fotot © Yllka Papa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kek me arra dhe karamel duke ndjekur udhëzimet në vijim

1339 shikime

kek me arra dhe karamel

Përbërësit

3 gota çaji me miell,

3 vezë,

1 1/4 gotë çaji me vaj,

1 1/2 gotë çaji me sheqer,

1 gotë çaji me arra te grira,

1/4 lugë çaji me kripë,

1 lugë çaji me vanilje,

1 lugë çaji me pluhur për pjekje (baking soda).

Për përgatitjen e karamelit ( caramel sauce ) duhen:

1 gotë uji me sheqer ngjyre kafe,

4 lugë gjelle gjalp,

pak kripë,

1 lugë çaji me vanilje,

1/2 gotë uji me qumësht (të jetë pak i trashë),

Përgatitja

1

Rrahim vezët me sheqer, shtojmë kripën, vaniljen, arrat, vajin, pastaj shtojmë miellin e përzier më parë me pluhur për pjekje (baking soda), këtë përzierje e hedhim në tavën e lyer më parë me vaj. E pjekim në temperaturë 170 gradë për 1 orë e 20 minuta.

2

Në një tenxhere të vogel hedhim sheqerin, gjalpin, kripën, qumështin dhe e trazojmë derisa të fillojë të ziej, e lemë për 3 minuta pastaj i shtojmë vaniljen , e lemë edhe 1 minutë pastaj e heqim. Këtë ja hedhim kekut sipër.

Yllka Papa ka dërguar në KuzhinaIme.al 31 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Yllka Papa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: