Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Mish pule me perime ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Mish pule me perime. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 12 mars 2015. Fotot © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mish pule me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
4 copa pule,
2 patate,
3 karrota,
1 qepë,
3 thelpinj hudhra,
salary,
1/2 gotë verë e bardhë,
kripë dhe piper
Përgatitja
1
Copave të pulës i hedhim kripë dhe piper nga të dyja anët dhe i vemë për të skuqur nga ana e lëkurës në një tenxhere ku kemi hedhur 2 lugë gjalp dhe 3 lugë vaj ulliri,
2
mbasi i skuqim për disa minuta nga të dyja anët, i heqim dhe i lemë në një anë, po në atë tenxhere hedhim qepën, hudhrat dhe perimet e tjera,
3
i kauardisim për rreth 5 minuta, i shtojmë verën e bardhë, i lemë edhe për 2 minuta të tjera.
4
Perimet dhe copat e pulës i vendosim në një tavë ku i fusim në furrë për 1 orë e gjysëm në temperaturë 200 gradë C.