Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona ( pene ) me karkaleca deti dhe domate të vogla ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Makarona ( pene ) me karkaleca deti dhe domate të vogla ( pomodorini ). Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 11 mars 2013. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona ( pene ) me karkaleca deti dhe domate të vogla ( pomodorini ) duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr penne
300 gr karkaleca të vegjël( mund ti merrni edhe frigoriferi në supermarket )
300 gr domate të vogla
1 lugë majonezë
1/2 gotë verë e bardhë
1/2 limon
kripë dhe pak gjysëm gote ujë
Përgatitja
1
Në fillim marim karkalecat që i kemi qëruar më parë, i shtrydhim gjysëm limoni dhe i lemë për 10 minuta, në një tenxhere vejmë ujin në zjarr që të ziejm penet për 20 minuta.
2
Ndërkohë që penet ziejn, bëjmë karkalecat në një tigan, hedhim vaj ulliri dhe hedhim karkalecat për ti skuqur, mbasi marrin një ngjyrë e shuajmë me verën e bardhë,
3
më vonë hedhim edhe domatet e vogla qe i kemi prerë përgjysëm, i përziejm së bashku derisa të marrin këtë ngjyrë që ka në foto salca, më vonë hedhim edhe 1 lugë majonezë, e përziejm mirë e mirë dhe në fund hedhim 1/2 gotë ujë,
4
i lejmë derisa sa të thithi ujin dhe janë gati. Ua hedhim sipër peneve dhe i shoqerojmë me nga një gotë verë të bardhë ose të kuqe. Ju bëftë mirë.