Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Brusketa me sardele ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Brusketa me sardele. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 24 prill 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për brusketa klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Dëshironi një vakt praktik dhe i shijshëm ? Ju sugjerojmë të provoni Brusketa. Bëni keshtu:
Përbërësit
feta buke të mëdha, por mund të përdoren edhe feta buke të vogla
Dy domate
Ulinj
Kërpudha nën vaj
3 sardele nën vaj ( jo peshk konserve )
Rigon.
Përgatitja
1
Lani domatet dhe i hiqni farat dhe ujin që kanë brënda. Më pas i prisni në copa të vogla. Prisni në copa të vogla edhe ullinjtë, sardelet, kërpudhat dhe i vendosni në një enë.
2
Tek ena shtoni rigon, pak kripë dhe vaj ulliri. I përzieni mirë dhe mos i prekni për 10 minuta ( në këtë mënyrë marin shije më të mirë ). Merni fetat e bukës, i lyeni me pak vaj ulliri dhe rigon. I fusni në furrë të nxehur, 100° C për 5-7 minuta ( deri sa të bëhen pak krokant ). I nxirrni nga furri dhe sipër i vendosni përbërësit që përgatitët më parë.