Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona pene me kërpudha ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Makarona pene me kërpudha. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 24 prill 2013. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona pene me kërpudha duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
makarona penne 500 gr( makarona si të dëshironi ju )
500 gr kërpudha të freskëta
200 gr salcë domatesh ( që përdoren për makarona,i gjeni në supermarket të gatshme )
pak djath kaçkavall
1/2 gotë vere të bardhë
vaj ulliri, kripë, ereza të përziera
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë, hedhim kripë dhe ziejm makaronat, ndërkohë bëjmë gati salcën me kërpudha.
2
Marim një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim brenda kërpudhat që i kemi prerë hollë, i kurdisim derisa ato të marin një ngjyrë të errët, më pas hedhim gotën me verë, i lemë 5 minuta sëbashku dhe pastaj hedhim salcën e domates, pak kripë dhe erzat e përziera,
3
i përziejm mirë e mirë dhe hedhim pak ujë, e lemë derisa të thithi ujin dhe është gati, ua hedhim sipër makaronave dhe sipër hedhim edhe pak djath kaçkavall të grirë nëse dëshironi. Ju bëftë mirë.