Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Fasule në tavë me mish qingji ( Receta gatimi nga Greta Rraboshta )
Fasule në tavë me mish qingji. Receta gatimit është dërguar nga Greta Rraboshta 18 nëntor 2012. Foto © Greta Rraboshta
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Greta Rraboshta klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me fasule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fasule në tavë me mish qingji duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 apo 2 gota uji me fasule
2 qepë
4- apo 5 pjesë qingji
2 gjethe dafine
2-3 thelbinj hudhër
1 lugë salcë domatesh
kripë, piper, nenexhik, spec djegës
2 gota ujë
Përgatitja
1
Marim fasulet dhe një natë më parë i lemë në ujë të nxehtë
2
Të nesërmen, i marim, i shplajmë, i vendosim në tenxheren me presion me 1 gotë ujë, vaj ulliri, pak kripë, dy gjethe dafine. I lemë për 20 minuta ( Në tenxhere normale i lemë për 40 minuta të ziejn )
3
Në një tigan skuqim me vaj ulliri 2-3 thelbinj hudhra dhe 2 kokrra qepë të ndara në kubikë. Vazhdojmë skuqjen. Shtojmë copat e mishit të qingjit, vazhdojmë skuqjen me zjarr mesatar, shtojmë 1 lugë gjelle me salcë domatesh, piper, nenexhik, spec djegës, shtojmë 1 gotë ujë, vazhdojmë skuqjen për 15-20 minuta.
4
Marim një tavë për pjekje, hedhim fasulet dhe mishin në të njëjtin vend, i përziejm, i shtojmë 1 gotë ujë, i lemë të piqen për 45 minuta apo 1 orë. Ju bëftë mirë
KategoritëGatime tradicionaleGreta RraboshtaKuzhina ShqiptareMish qengjiReceta gatimi dimërReceta gatimi drekë
Greta Rraboshta
Zemer gatimet e tua jane te mrekullueshme .Jam Ana Doko mesuesja te V.hygo.Edhe une jam ne Belgjike ne Oostende.me kontakto ne e-mail nese ke mundesi.