Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
makarona me karkaleca deti

Makarona guaskë me karkaleca dhe salcë domatesh ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )

Makarona guaskë me karkaleca dhe salcë domatesh. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 3 prill 2013 Foto © Daniela Pepa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim makarona guaskë me karkaleca dhe salcë domateshduke ndjekur udhëzimet në vijim

738 shikime

makarona me karkaleca deti

Përbërësit

1 pako makarona guaskë ( 500 gr )

500 gr karkaleca të qëruar

200 gr salcë domateje

1 qepë e bardhë

2 thelpinj hudhre

1/2 gotë verë e bardhë

kripë, vaj ulliri, pak piper

djath kaçkavall

për zbukurim domate vogël

Përgatitja

1

Marrim një tenxhere hedhim kripën dhe ujin që të ziejmë makarona guaske për 20 minuta.

2

Në një tigan përgatisim gjellën me karkaleca, hedhim pak vaj ulliri, presim qepën hollë dhe e skuqim, e përziejm mirë e mirë dhe më pas hedhim hudhrat ku i kemi grirë imët, më pas hedhim karkalecat,

3

i kaurdisim mirë e mirë për 5 minuta, më vonë hedhim edhe verën, i lemë edhe 2-3 minuta sa të thithi verën, në fund hedhim salcën e domates dhe 1/2 gotë ujë, pak kripë e piper, i lemë 5 minuta përsëri sa të thithi ujin dhe është gati. Ua hedhim makaronave sipër dhe pak djath kaçkavall nëse doni dhe domaten e vogël.

Daniela Pepa ka dërguar në KuzhinaIme.al 25 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Daniela Pepa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: