Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Oriz ( rizoto ) me pulë në furrë ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Oriz ( rizoto ) me pulë në furrë. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 6 prill 2013. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule me oriz klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim oriz me mish pule në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pulë e vogël rreth 1 kg
oriz i verdhë 200 gr
100 gr bizele
2 karrota të vogla
1 kungull i vogël
1 spec jeshil
1 qepë të madhe
gjalp, kripë, ereza të përziera
pak vaj ulliri
Përgatitja
1
Marim një tenxhere, vemë pulën të ziej pak me ujë dhe kripë, kur të ziej e shikojmë me pirun nëse ngulet atëherë është gati që ta vemë në furrë bashkë me orizin dhe perimet e tjera.
2
Ndërkohë në një tigan përgatisim perimet, në fillim hedhim pak vaj ulliri më pas qepën që e kemi grirë të hollë dhe të vogël, e përziejm mirë e mirë derisa të marrë qepa pak ngjyrë,
3
më pas hedhim specin jeshil që edhe atë e kemi grirë hollë dhe karrotat të grira rrathë-rrathë të vegjël, i kaurdisim së bashku, mbas 2 minutash hedhim kungullin në copa të vogla dhe në fund bizelet, i përziejm së bashku mirë e mirë derisa të skuqen pak fare dhe në fund do hedhim orizin, kripën dhe erezat e përziera, i përziejme sëbashku të gjitha për 2-3 minuta dhe në fund e vemë në një tepsi mesatare,
4
hedhim masën aty dhe sipër i hedhim lëngun e mishit të pulës që është zier dhe sipër vedosim pulën për ta pjekur sëbashku me masën që përgatitëm, sipër pulës hedhim pak gjalp dhe është gati për në furrë, e shikojmë me sy derisa të thithë lëngun e pulës tava atëherë do e heqim dhe është gati. Shpresojmë t’ju pëlqejë, është e shijshme dhe e lehtë. Ju bëftë mirë.