Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pule me limon dhe erza

Pulë me limon dhe erëza ( Receta gatimi nga Yllka Papa )

Pulë me limon dhe erëza. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 12 shkurt 2015. Fotot © Yllka Papa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë me limon dhe erza duke ndjekur udhëzimet në vijim

2524 shikime

pule me limon dhe erza

Përbërësit

4 thela pule,

1 limon (lëngu dhe lekura),

1 lugë gjelle miell,

2 thelbinj hudhra,

rigon, kripë, piper,

2 lugë gjelle verë e kuqe,

2 filxhana lëng pule,

majdanoz i grirë

gjalpë ose vaj ulliri

Përgatitja

1

Në një tenxhere hedhim 120 gr gjalp, e lemë te shkrihet dhe shtojmë copat e pulës të cilave i kemi hedhur kripë dhe piper, ( i vendosim në fillim nga ana e lëkurës),

2

i skuqim derisa të marrin një ngjyrë kafe të lehte dhe pastaj i heqim dhe i vendosim në një pjatë.

3

Në një tas përziejmë lëngun e limonit, lëkuren e limonit, verën, miellin, hudhrat , rigonin, majdanozin, kripë dhe piper dhe i shtojmë gjalpin e mbetur në tenxhere nga skuqja e copave të pulës,

4

lëngun e përgatitur e hedhim në tavë, vendosim edhe copat e pulës dhe e fusim në furrë në temperaturë 220 gradë, ku e lemë për rreth 1 orë.

Yllka Papa ka dërguar në KuzhinaIme.al 31 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Yllka Papa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: