Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me arra dhe karrota ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Kek me arra dhe karrota. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 14 dhjetor 2013. Fotot © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me arra dhe karrota duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 filxhana çaji miell
2 filxhana çaji sheqer
2 lugë çaji pluhur për pjekje (baking soda)
2 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji kripë
4 vezë
1 1/2 filxhan vaj vegjetal
3 filxhana me karrota të grira
1 1/2 filxhan me arra të grira
Përgatitja
1
Piqet për 40 minuta në temperaturë 350F (177 C). Në fillim përziejmë vezët me sheqerin, i shtojmë kanellën, kripën, vajin, karrotat e grira, arrat,
2
pastaj i shtojmë miellin të përzier më parë me baking soda, ndërsa përbërja që i është hedhur sipër është përzierje e sheqerit pluhur me krem qumështi, (sigurisht mbasi është pjekur dhe ftohur pak)