Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostata me nutela ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krostata me nutela. Receta e gatimit për krostata me nutela është dërguar nga Leonora Pane 27 janar 2015. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostata me nutela duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell,
2 vezë,
125 gr gjalp,
400 gr nutela,
100 gr sheqer,
lëkurën e 1 limoni,
1 pako maja për ëmbëlsira,
Përgatitja
1
Pasi ta keni zënë brumin me të gjithë përbërësit punojeni mirë, një pjesë të brumit hiqeni mënjanë për ta vënë në fund sipër nutelës, kurse pjesën tjetër hapeni në të gjithë tepsinë pasi ti keni vënë letër furre,
2
pasi ta keni hapur brumin në të gjithë tepsine edhe anash hidhni nutelën dhe hapeni në të gjithë hapsirën,
3
pastaj merni pjesën tjetër të brumit dhe dekorojeni sipër ose si në foto ose si t’ju pëlqejë, futeni të piqet në 180° për 25 minuta.