Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Embelsire me sherbet

Embelsirë me shërbet ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Embëlsirë me shërbet. Receta e gatimit për embëlsirë me shërbet është dërguar nga Ervina Saliu 6 shkurt 2015. Fotot © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim embëlsirë me shërbet duke ndjekur udhëzimet në vijim

1831 shikime

Embelsire me sherbet

Përbërësit

200 gr gjalp,

1 filxhan çaj me sheqer,

3 vezë,

1 filxhan çaji me lëng portokalli,

3 filxhana çaji me miell,

lëkurën e një limoni,

2 lugë të vogla pluhur pjekës,

pak kanellë.

Për shërbetin:

2 gota ujë,

2 gota sheqer,

lëkurën e një limoni,

lëkurën dhe lëngun e një portokalli.

Përgatitja

1

Rrahim për 5 minuta sheqerin me gjalpin, më pas shtojmë vezët një nga një, lëngun e portokallit, miellin, pluhurin pjekës dhe kanellën, e rrahim për pak akoma, më pas e hedhum në tepsi, sipas dëshirës mund ti bëjmë forma të ndryshme me çokollatë të shkrirë që e bashkojmë me 2 lugë nga brumi.

2

E pjekim në 170 gradë rreth 40 minuta. E lemë të ftohet. Ziejm shërbetin për 10 minuta më pas e lemë të ftohet 5 minuta dhe ja hedhim embëlsirës që e kemi prerë më parë.

3

E mbulojmë dhe e lemë të ftohet mirë. Ju bëftë mirë

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: