Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tiganisur me qofte dhe patate ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Tiganisur me qofte dhe patate. Receta gatimit për tiganisur me qofte është e dërguar nga Leonora Pane 13 shkurt 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni të përgatisni tiganisur me qofte duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
1 kg patate,
3 lugë miell,
3 thelbinj hudhëra,
4 lugë vaj gjelle,
kripë dhe qofte.
Përgatitja
1
Pasi t’i keni qëruar patatet prejini në feta dhe vërini në një tepsi të thellë, më pas merni një tigan, hidhni vajin miellin dhe vëreni të skuqet duke e trazuar vazhdimisht deri sa të bëhet ngjyrë kafe e hapur,
2
pasi të skuqet hidhini ujë nga pak duke e trazuar deri sa të formohet një lëng i trashë, hidhini kripën dhe hudhërat te grira shumë imët dhe lëreni të zjejë për 10 minuta,
3
më pas hidheni në tepsi ku keni vendosur patatet e prera në feta dhe futeni në furrë në 220° për 20 minuta,
4
pas 20 minutash me një pirua shikoni patatet nëse kanë zierë apo jo, nëse kanë zierë, merni qoftet e skuqura dhe vendosini në tepsi si në foto dhe lërini edhe 10 minuta të tjera në furrë, pastaj hiqeni dhe është gati për t’u ngrënë