Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostata me reçel qershie ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krostata me reçel qershie. Receta e gatimit për krostata me reçel qershie është dërguar nga Leonora Pane 2 tetor 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostata me reçel qershie duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell,
150 gr gjalp,
120 gr sheqer,
1 vezë,
1 pako maja për ëmbëlsira,
1 pako vanilje
Përgatitja
1
Merni një tas dhe hidhni miellin, sheqerin, vaniljen dhe majanë dhe me një lugë përzjejini mirë,
2
pastaj shtoni vezën dhe gjalpin e shkrirë dhe zëreni brumin, më pas merni një tepsi me letër furre dhe një pjesë të brumit hapeni në të gjithë sipërfaqen e tepsisë edhe anësh,
3
hidhni reçelin dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen, pastaj me pjesën tjetër të brumit dekorojeni sipër sipas dëshirës ose si në foto, pastaj futeni të piqet në furrë në 180° C për 25 minuta. Ju bëftë mirë