Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tavë peshku ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Tavë peshku. Receta e gatimit për tavë peshku është dërguar nga Leonora Pane 25 dhjetor 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi me peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë peshku duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 peshk 2 kg,
10 qepë,
4 lugë supe me salcë domate,
2 lugë miell,
4 gjethe dafine,
4 thelpinj hurdhra,
piper,
vaj gjelle,
kripë dhe ujë
Përgatitja
1
Pasi ta keni larë peshkun prejeni në copa, kriposeni dhe vëreni të skuqet nga të dyja anët, pasi të jetë skuqur hiqeni dhe vëreni në tepsi të thellë ku do bëni tavën,
2
mereni qepën grijeni imët, hidheni në një tigan, hidhni vaj, kripë dhe vëreni të skuqet në flakë të lartë pa kapak dhe duke e trazuar vazhdimisht, kur të jetë skuqur mirë hidhni salcën,
3
trazojeni 2-3 herë pastaj hidhni miellin, skuqeni pak edhe me miellin pastaj hidhini 3 gota ujë,
4
pasi të ketë zier për 15 minuta hidheni në tepsinë ku keni vënë peshkun, vini gjethet e dafinës, hudhrat të prera në feta, piperin e zi,
5
shtoni edhe 2 gota ujë dhe futeni në furrë në 220° për 30 minuta. Ju bëftë mirë
Keni receta shume te mira dhe qe me kan ndihmuar ne gatimet e mia.Vazhdo keshtu se je shume e mire.