Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me bajame dhe çokollatë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Kek me bajame dhe çokollatë. Receta e gatimit për kek me bajame dhe çokollatë është dërguar nga Leonora Pane 19 janar 2015. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me bajame dhe çokollatë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
230 gr miell,
130 gr sheqer,
2 vezë,
130 gr gjalp,
200 gr çokollatë,
80 gr bajame,
2 lugë kafeje me maja për ëmbëlsira dhe gjysëm luge me sodë buke
Përgatitja
1
Në një tas hidhni gjalpin e shkrirë, vezët, sheqerin, dhe trazojini, pastaj shtoni miellin, majanë, sodën, dhe trazojini prapë,
2
në fund shtoni bajamet dhe çokollatën,
3
pasi t’i keni prerë në copa të vogla, trazojini mirë të gjitha dhe hidheni në një tepsi 24 cm, pasi t’a keni lyer me vaj ose me gjalp,
4
futeni të piqet në 180° për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë