Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjellë me bamje ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Gjellë me bamje. Receta e gatimit për gjellë me bamje është dërguar nga Leonora Pane 27 prill 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me bamje klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim gjellë me bamje duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg bamje,
500 gr mish viçi,
1 qepë të madhe,
3 lugë vaj ulliri,
3 lugë salcë domate ose 3 domate,
kripë dhe 4 gota ujë,
Përgatitja
1
Merni tenxheren e presionit hidhni mishin të prerë në copa, vajin dhe qepën e grirë imët dhe lëreni deri sa të skuqen, shtoni salcën dhe kripën, pasi t’a trazoni 2-3 herë shtoni bamjet,
2
lërini të skuqen për 5 minuta dhe pastaj hidhni ujin dhe mbylleni kapakun e lëreni për 25 minuta nga momenti kur të fillojë të zjejë në flakë mesatare.