Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me krem e fruta të freskëta ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Tortë me krem e fruta të freskëta. Receta e gatimit për tortë me krem e fruta të freskëta është dërguar nga Leonora Pane 12 prill 2015. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me fruta krem e fruta të freskëta duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell,
200 gr sheqer,
200 gr gjalp i shkrirë,
3 vezë,
lëkurë limoni ose portokalli,
pak kripë,
krem pastiçerie,
1 pako xhelatinë
fruta sipas dëshirës,
Përgatitja
1
Pasi të keni zënë brumin me përbërësit, mbështilleni me plasmas kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta,
2
pas 30 minutash mereni dhe punojeni pak brumin e hapeni në një petë të vetme dhe vendoseni në një tepsi 28 cm ku më parë t’i keni vënë letër furre, dhe futeni të piqet në 180° për 25 minuta,
3
pasi të jetë pjekur e të jetë ftohur hiqeni nga tepsia dhe vendoseni në një pjatance, me pas hidhni kremin, hapeni në të gjithë sipërfaqen e bazës në mënyrë të barabartë,
4
e më pas vendosni frutat të prera si në foto ose sipas dëshirës tuaj, pastaj merni pakon e xhelatines, përgatiteni dhe me një furçe kuzhine lyejini të gjithë siperfaqen e tortës sipër frutave. Nëse tortën do e konsumoni po atë ditë që do e beni nuk ju duhet xhelatinë. Ju bëftë mirë
Ju faleminderit