Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Rosto me mish viçi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Rosto me mish viçi. Receta e gatimit për rosto me mish viçi është dërguar nga Leonora Pane 30 gusht 2013. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim rosto me mish viçi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg rosto viçi,
1 gotë verë të bardhë,
4 lugë gjelle me vaj ulliri,
1 gotë ujë,
Piper i zi,
Piper I bardhë,
1 degë rozmarinë,
Kripë,
Përgatitja
1
Merni një tigan të thellë, hidhni vajn, veni roston të skuqet me ngadalë duke e rrotulluar nga të gjitha anët bashkë me rozmarinën,
2
më pas shtoni verën dhe lëreni deri sa të shterojë, pastaj shtoni ujin, kripën, piperin e bardhë edhe të zi dhe lëreni të ziejë me ngadalë deri sa të shterojë uji dhe në fund të ngelet si krem,
3
pastaj prejeni në feta e pasi ta vendosni në pjatancë hidhini kremin që ngelet në fund se i jep shije.