Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me kafe ( Receta gatimi e dërguar nga Leonora Pane )
Biskota me kafe. Receta e gatimit për biskota me kafe është dërguar nga Leonora Pane 8 dhjetor 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biskota me kafe duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell,
200 gr gjalp,
150 gr sheqer pluhur,
2 vezë,
1 filxhan me kafe ekspres,
gjysëm pako maja për ëmbelsira,
pak kripë e disa kokrra kafe per t’i vënë sipër biskotave,
Përgatitja
1
Në një tas hidhni gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe kafen, përzjejini dhe shtoni vezët e përzjejini prapë, më pas shtoni miellin, majanë e kripën dhe përzjejini mirë për disa minuta,
2
merni një qese pastiçerie, hidhni brumin e përgatitur dhe vëreni në formë rrethi si në foto, në një tepsi me letër furre, në çdo biskotë vini nga një kokerr kafe,
3
futini të piqen në furrë të nxehur në 180° për 15 minuta. Ju bëftë mirë