Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me spinaq, qepë të njoma, koper dhe djathë të bardhë ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Byrek me spinaq, qepë të njoma, koper dhe djathë të bardhë. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 22 maj 2015. Fotot © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq, qepë të njoma, koper dhe djathë të bardhë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg miell,
1 kg spinaq,
një tufë me qepë të njoma,
1 tufë me koper,
150 gr djathë të bardhë,
kripë,piper dhe vaj ulliri,
Përgatitja
1
Në një tenxhere hedhim vaj ulliri, shtojmë qepët e njoma, i kavardisim për rreth 10 minuta, shtojmë koprën, kripën, piperin dhe spinaqin.
2
Hapim petët i vendosim në tepsi të lyer me vaj ulliri, hedhim përzierjen e përgatitur pastaj djathin, vendosim pjesën tjetër të petëve dhe fusim në furrë për ta pjekur në temperaturë 220 gradë për 1 orë. Ju bëftë mirë