Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me arra dhe krem ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Kek me arra dhe krem. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 11 maj 2015. Foto © Yllka Papa.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me arra dhe krem duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për kekun:
2 dhe 1/2 filxhan çaji me miell,
1 filxhan çaji me arra,
1 filxhan çaji me sheqer,
3 vezë,
1 dhe1/2 lugë çaji me baking powder (pluhur për pjekje, peciv, lievito)
1 lugë çaji me baking soda,
1 dhe1/2 lugë çaji me kripë,
2 lugë çaji me vanilje,
1/3 filxhan çaji me vaj vegjetal,
Për kremin:
250 gram gjalp në temperatorë dhome,
250 gram krem djathi,
2 lugë gjelle me kakao,
2 filxhana me sheqer pluhur.
Përgatitja
1
Rrahim vezët me sheqer, i shtojmë vaniljen, kripën, vajin dhe në fund miellin e përzier me baking soda dhe baking powder, shtojmë arrat. E pjekim në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.
2
Kremi:
Me mixer përziejmë përbërsit, gjalpin, krem djathin, sheqerin pluhur dhe kakaon. E presim kekun në mes, i vemë gjysmën e kremit dhe gjysmën tjetër sipër. Mund ta zbukuroni sipas dëshirës, unë i kam vënë çokollata Lindt.
Me mixer përziejmë përbërsit, gjalpin, krem djathin, sheqerin pluhur dhe kakaon. E presim kekun në mes, i vemë gjysmën e kremit dhe gjysmën tjetër sipër. Mund ta zbukuroni sipas dëshirës, unë i kam vënë çokollata Lindt.