Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Picë me perime ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Picë me perime. Receta e gatimit për picë me perime është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 20 shkurt 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pica klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim picë me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për brumin:
500 gr miell tip “1” të bekuar me gurë, (në itali gjëndet: Molino Spandoli -farina macinata a pietra del tipo “1”),
ujë të vakët,
kripë,
1 lugë të vogël mjaltë,
një top far buke (rreth 100 gr),
1/4 kub maja.
Për mbushjen:
1 spec,
1 kungull,
gjysëm qepe,
dy lugë vaj,
salcë domatesh,
mocarela,
rigon.
Përgatitja
1
Për të përgatitur një picë të mirë duhet të kemi përgatitur brumin mirë. Gjatë gjithë kohës që kam përgatitur pica, brumi më i mirë më del në këtë mënyrë: Mar miellin dhe e kaloj në sitë, mar farën dhe majanë, i shkrijë me ujë të vakët, filloj e punoj brumin mirë me duar, duke i hedhur ujin, mjaltin (mjalti ndihmon ardhjen mirë të brumit ), kripën dhe dy lugë vaj. Renditja e përbërësve hidhen një nga një dhe kanë rëndësi. E punojmë mirë dhe e lemë të vijë në ambient të ngrohtë.
2
Mbushja: Përgatitet sipas dëshirës, në këtë rast unë e përgatita kështu: Skuqa lehtë qepën, më pas i hodha specat, kungujt gjer sa të zbuten por jo plotësisht. Kur brumi të ketë ardhur e ndaj në 3 pjesë (zakonisht me kaq brumë më dalin 3 pica), shtroj miell ku do e hap dhe hapjen e bëj me duar (mund të hapet dhe me okllaj) e shtroj në tepsi, i hedh salcën dhe e lej që të pushoj për 30 min, i hedh dhe perimet, mocarelën, rigon, një fije vaj për sipër dhe i pjek në furrë me temperaturë maksimum për rreth 10 min (pjekja shikohet me sy kur ësht gati) Në këtë mënyrë pica është shum e mirë, e shëndetshme, e tretëshme. Pica, nëse përgatitet mirë, nuk të jep fryrje barku, aciditet stomaku dhe nuk të pihet ujë. Ju bëftë mirë