Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
oriz me fasule dhe salçiçe

Oriz ( Rizoto ) me fasule dhe salsiçe ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Oriz ( Rizoto ) me fasule dhe salsiçe. Receta e gatimit për oriz me fasule dhe salçiçe është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 5 mars 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për receta gatimi me oriz klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim oriz me fasule dhe salsiçe duke ndjekur udhëzimet në vijim

1076 shikime

oriz me fasule dhe salçiçe

Përbërësit

1 tas me fasule të tepruara ( me gatim tradicional ),

200 gr salsiçe,

gjysëm qepe,

400 gr oriz,

gjysëm gote verë të bardhë,

lëng ( mund ta përgatisim dhe me supë pule ose me perime sipas dëshirës ),

100 gram djathë të grirë kaçkavall ( parmigiano ),

dy lugë gjalp,

dy lugë vaj,

majdanoz.

Përgatitja

1

Duhet mbi të gjitha të kemi në zjarr si lëngun ashtu dhe fasulet. Në një tenxhere të bollshme, skuqim qepën me vajin dhe shtojmë salsiçen , sapo të ketë marë pak ngjyrë, hedhim orizin dhe e kaurdisim për pesë minuta, shtojm verën dhe e lejjmë të avulloj.

2

Më pas shtojmë avash- avash nga një garuzhde me lëng dhe nga një garuzhde me fasule. Vazhdojmë duke e përzier dhe duke shtuar lëng gjersa orizi të ziej plotësisht.

3

Fikim zjarrin dhe shtojmë gjalpin, djathin e grirë dhe majdanozin, e trazojm mirë. Rizoto kështu del kremoz dhe është i gatshëm për tu shërbyer. Duhet patjetër të shërbehet i nxehtë në momentin që është gatuar. Kush e bën rizoton e di se përse shërbehet në moment. Ju bëftë mirë!

Kategoritë

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: