Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
oriz

Oriz ( Rizoto ) me verë dhe mish viçi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Oriz ( Rizoto ) me verë dhe mish viçi. Receta gatimit është dërguar nga Leonora Pane 10 korrik 2013. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me oriz klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim oriz me mish viçi duke ndjekur udhëzimet në vijim

1527 shikime
oriz

Përbërësit

4 garuzhde oriz,
garuzhde me ujë të nxehtë,
500 gr mish viçi,
2 qepë mesatare,
1 gotë verë e bardhë,
vaj ulliri,
3 – 4 lugë salcë,
kripë dhe piper i zi.

Përgatitja

1
Në një tenxhere hidhni 4 – 5 lugë vaj ulliri pak qepë të grirë imët dhe lëreni të skuqet pak sa të bëhet e verdhë, shtoni orizin dhe mbasi ta keni trazuar disa herë sa të ngrohet shtoni verën dhe lëreni derisa të avulloj,
2
më pas shtoni ujin kripën dhe lëreni të zjejë në flakë mesatare, në një tenxhere tjetër hidhni mishin të prerë në copa të vogla, qepën e grirë imët, kripë salcën dhe piperin e zi,
3
vërini kapakun dhe lëreni deri sa ta thajë ujin që lëshon mishi, pastaj shtoni një gotë ujë dhe kur të jetë shteruar uji dhe të ngelet mishi me kremin që formohet nga qepa e tretur dhe salca është gati, mbushni pjatat me oriz dhe hidhini mishin sipër dhe anash djathë të grirë sipas dëshirës.

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: