Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me qepe dhe domate

Byrek me qepë dhe domate ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Byrek me qepë dhe domate. Receta e gatimit për byrek me qepë dhe domate është dërguar nga Leonora Pane 17 prill 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim byrek me qepë dhe domate duke ndjekur udhëzimet në vijim

5357 shikime

byrek me qepe dhe domate

Përbërësit

Për brumin:

700 gr miell,

kripë,

ujë,

Për gjellën:

6 domate,

3 qepë mesatare,

vaj,

kripë,

niseshte për të hapur petët,

Përgatitja

1

Merni një tas hidhni miellin, kripën dhe ujë deri sa të zihet brumi, punojeni mirë dhe ndajeni në 14 kulaçka të vogla, mbulojini me një picete dhe merni një tigan të thellë, hidhni vajin dhe qepët e grira imet, hidhni kripën dhe trazojini herë pas here deri sa të skuqet mirë,

2

merni domatet, lajini, qërojini lëkuren dhe grijini në copa të vogla e hidhini në tigan te qepa e skuqur, trazojini dhe lëreni të zjejë të mbuluar me kapak, kur gjella të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë,

3

merni kulaçkat dhe hapini të gjitha në madhesinë e një pjate, pastaj ndajini 7, vendosini sipër njëra tjetrës duke i lyer me vaj cdo petë, po jo petën e fundit, po ashtu edhe 7 të tjerat, pastaj merni njërën, hapeni në një petë të vetme në madhesinë e tepsisë që do piqni byrekun, merni tepsinë, e lyeni me vaj dhe vendoseni petën, pastaj merni shtresën me 7 petat e tjera dhe hapeni në të njëjtën madhësi,

4

merni gjellën hidheni sipër petës që vendosët në tepsi dhe hapeni në të gjithe siperfaqen e petës, pastaj vendosni sipër petën tjeter, bashkoni anët e të dyja petave reth e qark tepsisë dhe kthejeni si në foto për arsye që kur të piqet byreku mos të hapet peta e mos dali gjella, hidhini pak vaj sipër dhe futeni në furrë të piqet në 220° për 20 – 25 minuta, pasi të jetë pjekur spërkateni me pak ujë të ftohtë dhe mbulojeni me picetë dhe lereni pak të zbutet e të ftohet.

Kategoritë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: