Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Krostatë me reçel kumbulle dhe kajsie ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krostatë me reçel kumbulle dhe kajsie. Receta e gatimit për reçel kumbulle është dërguar nga Leonora Pane 27 shtator 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostatë me reçel kumbulle dhe kajsie duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
300 gr miell,
125 gr gjalp,
100 gr sheqer,
2 vezë,
1 pako maja për embelsira,
1 pako vanilje,
reçel kumbulle dhe kajsie,
Përgatitja
1
Në një tas hidhni miellin, sheqerin, majanë dhe vaniljen dhe përzjejini me një lugë, pastaj hidhni vezët dhe gjalpin e shkrirë dhe punojeni deri sa brumi të mblidhet mirë,
2
më pas merni një tepsi, vini letër furre dhe një pjesë të brumit lëreni me një anë për dekorimet në fund kurse tjetrin filloni ta hapni në të gjithë sipërfaqen e tepsisë edhe anësh,
3
pastaj merni dy recelat dhe me një lugë kafeje filloni të hidhni me radhe një lugë reçel kumbulle, një lugë reçel kajsie, dhe vazhdoni kështu me radhë deri sa të mbushet e gjithë tepsia,
4
pastaj merni brumin që latë për dekorim dhe filloni ti vini në formë rripash për të ndarë reçelin si në foto, po ashtu dhe dekorimin e luleve e gjetheve, pastaj futeni të piqet në 180° për 20 – 25 minuta.