Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostatë me maskarpone ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krostatë me maskarpone. Receta e gatimit për krostatë me maskarpone është dërguar nga Leonora Pane 24 nëntor 2015. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostatë me maskarpone duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
250 gr miell,
100 gr sheqer,
120 gr gjalp,
1 vezë,
lëkurën e 1 portokalli të grirë në rende,
gjysëm pako maja për ëmbelsira.
Për kremin:
250 gr maskarpone,
150 gr pana për ëmbelsira,
2 të verdha veze,
100 gr sheqer pluhur,
Përgatitja
1
Zini brumin me përbërësit, nuk ka rëndësi se ke hidhni më parë, më pas hapeni brumin në një petë të vetme dhe vëreni në një tepsi, pasi t’i keni vënë letër furre, futeni të piqet për 20 – 25 minuta në 180° , pasi të jetë pjekur hiqeni nga tepsia dhe vëreni në një pjatancë të ftohet.
2
Përgatitja e kremit:
Në një tas hidhni maskarponen, të verdhat e vezëve, sheqerin, dhe trazojini të gjitha, më pas shtoni edhe panën, pasi t’a keni punuar mirë, dhe trazojini me ngadalë qe mos të ulet pana,
Në një tas hidhni maskarponen, të verdhat e vezëve, sheqerin, dhe trazojini të gjitha, më pas shtoni edhe panën, pasi t’a keni punuar mirë, dhe trazojini me ngadalë qe mos të ulet pana,
3
pastaj hidheni një pjesë tek krostata që poqët më parë dhe tjetrën për dekorimin sipër, hapeni mirë në të gjithë siperfaqen e krostatës në mënyrë të barabartë,
4
merni pjesën tjetër të kremit, hidheni në një sakaposh (qese pastiçerie) dhe dekorojeni si në foto ose sipas dëshirës. Ju bëftë mirë