Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
qofte me arre moskat

Qofte me arrë moskat ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Qofte me arrë moskat. Receta e gatimit për qofte me arrë moskat është dërguar nga Leonora Pane 15 shtator 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim qofte me arrë moskat duke ndjekur udhëzimet në vijim

1977 shikime

qofte me arre moskat

Përbërësit

600 gr mish i grirë,

1 vezë,

70 gr djath i grirë,

50 gr bukë e grirë,

një filxhan kafeje me qumësht,

majdanoz,

arrë moskatë,

kripë e piper i zi,

Përgatitja

1

Në një tas hidhni mishin e grirë, vezën, djathin e grirë, bukën e grirë, qumështin, majdanozin, piperin, arrën moskatë, kripën dhe përiejini mirë të gjitha,

2

më pas ndajeni në topa të vegjël dhe jepini formën e qofteve të rrumbullakta, merni një tigan hidhini pak vaj ulliri sa të lyhet tigani dhe vëreni në flakë të lartë,

3

vërini të gjitha qoftet në tigan dhe lërini deri sa të skuqen pastaj kthejini të skuqen edhe nga ana tjetër po me flakë të lartë,

4

kur të jenë skuqur nga të dyja anët hidhini gjysëm gote ujë, vërini kapakun dhe ulini flakën deri në fund e lërini deri sa të thahet uji duke i kthyer vazhdimisht. Ju bëftë mirë

Kategoritë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: