Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torte

Tortë me çokollatë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Tortë me çokollatë. Receta e gatimit për tortë me çokollatë është dërguar nga Leonora Pane 5 dhjetor 2013. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si te pergatisni tortë me çokollatë duke ndjekur udhëzimet në vijim

82 shikime
torte

Përbërësit

Pandispanja ( baza për tortën ):
5 vezë,
150 gr sheqer,
150 gr miell,
1 pako vanilje,
Për kremin:
5 të verdha veze,
150 gr sheqer,
125 gr gjalp,
500 ml qumësht,
70 gr miell
lëkurën dhe lëngun e 2 limonave,
Për çokollatën:
300 gr çokollatë fondente,
100 ml pana,
50 gr gjalp
60 gr sheqer

Përgatitja

1
Pandispanja: Ndizni furrën 180° pastaj merni një tas, hidhni 5 vezët dhe sheqerin, trazojini mirë dhe punojini me mikser për 15 minuta në tas shtoni miellin dhe trazojeni ngadalë që të mos ulet,
2
mbasi ta keni trazuar mirë hidheni në një tavë te lyer me vaj dhe futeni të piqet po në temperaturë 180° për 40 minuta, pasi të piqet lëreni të ftohet dhe prejeni në dy shtresa që në mes të hidhni kremin,
3
Kremi: Në një enë hidhni të verdhat e vezëve, sheqerin, gjalpin, miellin, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe përzjejini mirë të gjitha, hidhni qumështin në një tenxhere dhe vëreni të vaket, më pas shtoni përbërësit që trazuam më parë dhe vëreni të ziej në flakë mesatare duke e trazuar vazhdimisht me tel kuzhine e të zij për 5 minuta,
4
pastaj hiqeni dhe lëreni të ftohet po të mbuluar me plasmas kuzhine që mos të zeri cipë, mbasi të jetë ftohur merni një shtresë të pandispanjes dhe vendoseni në një pjatancë, hidhni kremin dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e pandistanjës, pastaj vendosni shtresën tjetër të pandispanjës,
5
Përgatitja e çokollatës: shkrini gjalpin dhe çokollatën në një tenxhere me flakë shumë të ulët, përzieni panën me sheqerin dhe shtojeni tek çokollata, mbasi të jetë ftohur, përzieni mirë të gjitha dhe hidheni sipër tortës duke mbuluar të gjithë sipërfaqen edhe anësh, mund ta dekoroni si t’ju pëlqejë ose si në foto, me forma të ndryshme me çokollatë të bardhë.

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: