Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Embëlsirë me shërbet ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Embëlsirë me shërbet. Receta e gatimit për embëlsirë me shërbet është dërguar nga Ervina Saliu 19 janar 2016. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim embëlsirë me shërbet duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
200 gr gjalp
250 gr miell
1 pluhur pjekës ( baking powder,peciv )
100 ml qumësht
200 gr arra të grira
100 gr sheqer
4 vezë
kanellë
Për shërbetin:
2 gota uji me sheqer
2 gota ujë
lëkurën e 1 limoni
1 filxhan kafeje me mjalt
Përgatitja
1
Përgatisim shërbetin: I ziejm për 10 minuta dhe e lejmë të ftohet.
2
Rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë, qumështin, pluhurin pjekës, arrat e grira, kanellën dhe miellin pak nga pak.
3
Më pas e shtrojmë në tepsi të lyer me vaj, e pjekim në 175 gradë për 35 me 40 minuta.
4
Më pas e nxjerrim, e lejmë 5 minuta dhe e shërbetosim me shërbetin e ftohtë. E mbulojmë, lejmë për 1 orë dhe më pas e servirim me arra të bluara ose sië është