Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrecka te mbushura me tre menyra te ndryshme

Byreçka të mbushura me tre mënyra të ndryshme ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Byreçka të mbushura me tre mënyra të ndryshme. Receta e gatimit për byreçka të mbushura me tre mënyra të ndryshme është dërguar nga Ervina Saliu 12 tetor 2013. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byreçka të mbushura me tre mënyra të ndryshme duke ndjekur udhëzimet në vijim

4324 shikime

byrecka te mbushura me tre menyra te ndryshme

Përbërësit

Përbërësit për brumin:

500 gr miell,

4 lugë vaj,

2 lugë uthull

rreth një gotë ujë të vakët

Përbërësit për mbushjen 1:

200 gr spinaq,

1 vezë

Përbërësit për mbushjen 2:

200 gr djathë të bardhë,

1 vezë.

Përbërësit për mbushjen 3:

100 gr djathë,

1 vezë,

4 feta proshutë,

1 domate

Përgatitja

1

Përgatitja për mbushjen 1: Marim spinaqin e lajmë dhe e vemë në tigan me 2 lugë vaj dhe e lemë gjer sa të skuqet mirë. Më pas e heqim dhe e lemë të ftohet dhe e përziejm me vezën.

2

Përgatitja për mbushjen 2: Shtypim djathin dhe e përziejm më pas me vezën.

3

Peërgatitja për mbushjen 3: Shtypim djathin, presim fetat e proshutës në copa dhe i përziejm me vezën.

4

Marim brumin e ndajmë në dy pjesë, marim pjesën e parë dhe e hapim në një petë të madhe pak më të trashë se petët që bëjmë për byrekun. Me ndihmën e një gote ose tasi të vogël i presim në formë rrethore. Marim nga një lugë gjelle dhe e vejmë në cep të petës së vogël që bëmë dhe e mbulojmë me anën tjetër dhe me ndihmën e një piruni i mbyllim cepat. Kështu veprojmë edhe me të tjerat gjer sa ti mbarojmë. Më pas i skuqim në vaj të nxehur.

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: