Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Embëlsirë me bukë të thekur dhe arra ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Embëlsirë me bukë të thekur dhe arra. Receta e gatimit për embëlsirë me bukë të thekur dhe arra është dërguar nga Ervina Saliu 10 tetor 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim embëlsirë me bukë të thekur dhe arra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr arra (të prera në copa të mëdha)
180 gr bukë e thekur (galetë)
2 lugë pluhur pjekës (baking powder, peciv)
2 lugë kanellë
200 gr gjalp
1 filxhan çaji me sheqer
6 vezë (të ndara e bardha nga e kuqja)
Për shërbetin:
2 filxhana çaji me sheqer
2 filxhana çaji me ujë
1 lugë me lëng limoni
Përgatitja
1
Në një tas hedhim arrat, galetat, kanellën, pluhurin pjekës dhe i përziejm. Rrahim në mikser sheqerin dhe gjalpin për 7 minuta gjer sa të bëhet krem. Shtojmë edhe të kuqet e vezëve një nga një duke e përzier,
2
më pas shtojmë masën e thatë duke e përzier mirë. Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve gjer sa të bëhet me fllucka, e hedhim te brumi duke e përzier me kujdes nga poshtë lart. Lyejm formën me gjalp,
3
hedhim brumin dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 170 gr rreth 35 minuta. Kur ta heqim e lemë të ftohet mirë dhe vemë shërbetin të ziej për 10 minuta. Presim piten dhe i hedhim shërbetin.
4
E lemë të ftohet dhe shërbejmë. Një embëlsire jo e zakonshme por fantastike në shije. Ju bëftë mirë